Kriporja së shpejti fiton rrymën

0

Me 165.000 eurot që Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm ka ndarë për Kriporen e Ulqinit, së shpejti kjo ndërmarrje do të fitojë rrymën dhe poashtu do të fillojë edhe sanimi i pompave të dëmtuara.

Këtë për “Vijesti” e ka konfirmuar drejtori administrativ i saj Ognjen Jovoviq.

Sipas Jovoviq, në rrjedhë janë bisedimet ndërmjet Gjykatës Ekonomike dhe EEMZ për shlyerjen e borxhit prej 22.000 eurosh që kjo ndërmarrje detyrohet për rrymë.

Ai tha se riparimi i pompave të ujit, me qëllim ruajtjen e ekosistemit nga shkatërrimi, do të bëhet së shpejti dhe se ministria e ka zgjedhur kontraktuesin.

E gjithë kjo vjen si rezultat e presionit të Bashkimit Europian për ruajtjen e zonave me rëndësi të vecantë ekologjike dhe mjedisore., pasi për politikanët e Malit të Zi këto terme janë pothuajse apstrakte.