Kriporja i kalon ndërmarrjes “Parqet Kombëtare”?

0

Kësaj ose javës tjetër, Kriporja do ti kalojë për menxhim ndërmarrjes “Parqet Kombëtare”, kështu kanë konfirmuar për gazetarin e “Vijesti”-t nga Kriporja.

Marrëveshja do të parashikojë marrjen me qira të Kripores për një periudhë 12 mujore, me të cilën nuk parashihet prodhim i kripës.

Sipas drejtorit administrativ Ognjen Jovoviq, theksi i kësaj do të jetë ruajtja e mjedisit jetësor dhe se për prodhim nuk ka pasur marrëveshje. Ai gjithsesi deklaroi se shpreson se edhe për këtë mund të arrihet deri tek një zgjidhje.

Nga ambasadat e huaja qeverisë disa herë ia është “tërhequr veshi” se Kriporja duhet të ruhet si fabrikë prodhimi dhe të jetë zonë e mbrojtur me qëllim ruajtjen e komlet ekosistemit.