Krijuesi nga Ulqini Agron Ujkashi në “Novela grafike shqiptare”

0
Pjesë nga novela grafike e A. Ujkashit

Në Tiranë më datë 14.11.2014 u mbajt edicioni i I-rë “Novela grafike shqiptare”, e organizuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.  Ky aktivitet është i pari i këtij lloji në Shqipëri,  i cili u zhvillua në formën e konkursit.  Artistët  paraqitën punimet e tyre në formë të novelave grafike duke vënë theksin tek ato  me tematikë të trashëgimisë kulturore jomateriale: gojëdhëna  dhe  legjenda shqiptare .

Novela grafike me të cilën u paraqit krijuesi  Agron Ujkashi  trajton një prej legjendave  anamalse që tregon një ngjarje të lidhur me Qytetin e Vjetër të Shasit,  një prej vendbanimeve më të lashta të Ulqinit.

Juria ndërkombëtare e përbërë nga Toon Horsten , Igor Passel dhe Tome Trajkov e vlerësuan lart punimin e Ujkashit, ku i bënë ftesë për pjesëmarrje në festivale të ndryshme të këtij lloji. Novela me të cilën u paraqit artisti jonë  u botua në katalogun  promovues ,, Novela grafike shqiptare”  të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Punimi i autorit Agron Ujkashi ‘’Toka që s’e lshan arin” pritet që të  botohet e plotë së shpejti.