Krerët e Bashkësisë Islame të Ulqinit takohen me kryetarin e komunës

0

Kryetari i Bashkësisë Islame Ulqin Gazmend Dollaku, kryeimami Ali Bardhi dhe sekretari Agim Dragovoja u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Me këtë rast u prekën tema të ndryshme dhe të rëndësishme, siç janë ata të  pronësisë, vijimi i punimeve në disa objekte si dhe rikonstruimi i disa të tjerave nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – TIKA.

Edhe në këtë takim kryetari Cungu shprehu gadishmërinë e tij për ti dalë në ndihmë kërkesave të komuniteteve fetare dhe zgjidhjen e problemeve. Komuna e Ulqinit, respektivisht Kuvendi i saj jo rrallë herë, njëzëri ka miratuar vendime në interes të kërkesave të komuniteteve fetare në Ulqin.