Kredia mund të merret brenda tre ditëve, nuk varet nga rebalanci i buxhetit

1

Situata politike por edhe financiare e Komunës së Ulqinit, e cila ka kohë që ngjallë konfuzion në popull, duket se ngadalë po merr përmasa më të qarta me afrimin e fundvitit. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i këtij viti, zvoglohen edhe manevrimet e ndryshme të akterëve politik për të mbuluar papërgjegjësinë e vet.

Në fjalën e vet në Kuvend, kryetari Fatmir Gjeka bëri të ditur se nuk pranon që pikat e propozuara të miratohen veç e veç, por të miratohen të gjitha ose asnjëra. Pasi ishte e qartë se për këtë nuk ka shumicën e partnerëve të koalicionit, por as të PDS-së (DPS), për të cilën kishte shpresuar, ai u detyrua ti tërheq ato nga rendi i ditës.

Në mbledhjen e kolegjiumit të mbajtur pas, kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti tha për televizionin Teuta se gati të gjithë klubet ishin dakord që pikat të diskutohen dhe miratohen veçmas, pasi sekretari për financa Valdet Axhemoviq, bëri të njohur se rebalanci nuk është i nevojshëm për marrjen e kredisë.

Haxhibeti tha se për këtë mund të merret shembull rasti i Bijello Poljes, kur është miratuar kredia në Kuvend, kurse rebalanci as nuk ka qenë në rend të ditës.

Nga kjo bëhet e qartë se qëllimi i kryetarit Gjeka nuk ishte të siguronte kredinë aq të nevojshme për puntorët e Komunës, por të mbulonte shpenzimet e veta marramendëse dhe ti kalonte ato në Kuvend.

E gjithë kjo hedh dritë edhe mbi deklaratën e këshilltarit të PDS Luigj Shkrela, i cili tha haptas se partia e tij nuk do ti mundësojë askujt kamuflimin e zbraztirave në qeverisje dhe shkeljet e ligjit.

1 Koment

  1. Me çka duket nuk I paska dhan sa duhet Gjeka Shkrelit. Dyshoj qe s`do the takohet kēto ditē per të tejkalu kete problem.

Comments are closed.