Kredia dhe rebalanci: Kryetari në kundërshtim me fjalët veta

0

Dy mbledhjet e fundit të Kuvendit Komunal i karakterizuan debate të ashpra rreth asaj se a duhet medoemos rebalanci për të marrë kredinë me vlerë 4,25 milionë me garanci të qeverisë.

Ky debat doli edhe jashtë Kuvendit dhe ka filluar të diskutohet edhe nëpër rrjetet sociale, me qëllim arritjen e një përgjigjeje të saktë ligjore.

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, disa herë e ka theksuar se marrja e kredisë nuk është e mundur pa rebalancin e buxhetit, kurse kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, tha se skretari për financa  i kishte sqaruar këshilltarët se rebalanci nuk ishte kusht për marrjen e kredisë. Për këtë ai përmendi edhe rastin konkret të Bijello Poljes, ku kredia ishte votuar edhe pse rebalanci nuk ishte fare në rend të ditës.

Por ajo cka habit në këtë mes është veprimi i Gjekës i cili e hodhi për votim pikën e parë për hipotekë, e cila i hap rrugë marrjes së kredisë, edhe pse deri atëherë ishte i prerë në deklaratat e tija se votimi i kredisë ishte i kotë nëse nuk votohet rebalanci.

Nëse ishte aq i sigurtë në argumentat e veta atëherë pse e hodhi pikën parë për votim? Ky akt është direkt në kundërshtim me të gjitha ato cka ai po mundonte të bindte këshilltarët dhe opinionin e gjërë prej disa ditësh.

Edhe në qoftë se ai kishte të drejtë, si ka mundësi që nuk arriti të bindë jo vetëm partnerët e koalicionit, por as edhe një klub nga opozita?

Si përfundim, qytetarët dhe punonjësit e Komunës duhet të presin ditët në vijim që të marrin një përgjigje të saktë, por sido që të jetë fundi i gjithë kësaj, tashmë është e qartë se fati i tyre, jo sot por me dekada pas, po shfrytëzohet vetëm për qëllime politike.

Dhe nga deklaratat e djeshme që janë ndëgjuar në Kuvend, këtë po e bëjnë jo vetëm nga pozita por edhe nga opozita.