Krajë: “Festa e gështenjave” planifikohet për me 7 nëntor

0

“Festa e gështenjave” e cila tashmë është kthyer në një festë tradicionale të Krajës, planifikohet të mbahet në Ostros më 7 nëntor 2015.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe nëse kushtet klimatike janë të favorshme ditën e shtunë me 7 nëntor do të organizojmë “Festën e Gështenjave” ka konfirmuar për televizionin Teuta anëtari i komisionit organizativ Beqir Berjashi.

Sipas tij, të hënën në mbledhjen e Bashkisë Vendore do të definohet përfundimisht data e saktë, pasi evenimenti planifikohet në ambient të hapur dhe si i tillë varet nga kushtet sinoptike.

Kjo festë pritet që në Krajë të mbledhë edhe këtë vit një numër të madh mysafirësh nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi por edhe më tej.

Sa i përket prodhimit dhe cilësisë së vetë gështenjave, ky vit thonë krajanët është ndër më të bereqetshmit i kohëve të fundit.