Kraja së shpejti rrezikon të mbetet pa banorë

0

Situata në zonën e Krajës përsa i përket situatës socio-ekonomike ka kohë që është alarmante, dhe kjo gjëndje po rëndohet përditë e më shumë.

Në vitin shkollor 2015/2016 në shkollën fillore Gj.K. Skenderbeu janë të regjistruar gjithsej 114 nxënës, 10 më pak se vitin e kaluar, deklaroi për TV Teuta drejtori i këtij institucioni Beqir Berjashi.

Edhe më shqetësuese është statistika që po për këtë televizion dha mjekja e zonës dr. Ganimete Hoxha, e cila tha se në vitin aktual në Krajë kanë lindur vetëm 4 foshnje, kurse kanë vdekur 16 persona.

Kushtet e vështira ekonomike, mungesa e infrastrukturës dhe humbja e shpresës për një përmirsim të situatës, kanë bërë që një numër i madh të rinjsh të marrin rrugën e emigrimit ose të zhvendosen në Ulqin në kërkim të një jete më të mirë.

E gjithë kjo ka ndikuar që numri i banorëve të Krajës të bjerë dukshëm, duke rrezikuar seriozisht shpopullimin total të zonës.