Kosovë, zbulohen autorët e sulmit në shtëpinë e drejtorit të RTK-së

0

Grupi “Rugovasit” merr përgjegjësinë për sulmin me bombë në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.
Një email‘rugovasit23@gmail.com’, ka arritur në adresën e lajmi.net, ku thuhet se marrin përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala. Në këtë letër thuhet se ky sulm ishte veç paralajmërim dhë nëse Shala nuk jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të RTK-së, jeta e tij do të jetë në rrezik. Po ashtu, “Rugovasit” i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i marrë “seriozisht para se të ketë viktima”. Ata morën përgjegjësinë edhe për sulmin në objektin e RTK-së.

Letra e plotë:
“Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik. Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise. Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt. I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima”.