Kosovë, vijon seanca parlamentare, opozita proteston jashtë, blindohet kuvendi, arrestime nga radhët e VV

0

Dite e trazuar kjo e sotmja ne Prishtine, ku po protestohet kunder vendosjes se kufirit me Malin e Zi. Ashtu siç ishte parashikuar, Lëvizja Vetëvendosje, e mbështetur edhe nga qytetarë ka nisur sot protestën kundër projektligjit ‘Ratifikimi e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi’, e njohur ndryshe si ‘Demarkacioni’. Madje nje prej deputeteve, Donika Bujupi u vu ne pranga teksa po hynte ne Kuvend, pasi pas kontrollit, iu gjet ne rroba, gaz molotov. Sakaq, burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti është arrestuar në tualet të Kuvendit. Sipas burimeve, ajo është kapur duke nxjerr bombolën e gazit lotsjellës nga trupi. Pas shumë orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës nisi seanën plenare, ku deputetët do të diskutojnë mbi ‘Demarkacionit’, ndërsa për miratimin e tij duhen mbi 80 vota.
Aktivistë të VV-së me pankarta në duar, brohorasin njëzëri “Demarkacion PO, Koncensione JO”, “Nuk falim toka” etj, madje disa prej tyre nuk kanë nguruar të quajnë ‘kriminelë’ qeveritarët. Ka nga ata protestuesë, veshur me rroba kombëtare, që mbajnë në duar edhe flamurin e Dardanisë, flamur ky i cili është përdorur në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, apo flamurin “Autochthonous”.