Kosovë, Pacolli, kandidat i mundshëm për kryetar komune në Prishtinë

0

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re synojnë t’i bashkojnë forcat për ta marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës.

Dy burime të ndryshme kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” në Kosovë se tashmë ekziston marrëveshja në parim që në zgjedhjet e ardhshme lokale PDK-ja dhe AKR-ja të dalin me një kandidat të përbashkët.

Burimet saktësojnë se ideja është që kandidati të jetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.