Kosovë, Gjuriç mohon Tahirin: S’ka kod telefonik ndërkombëtar

0

I ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është ndaluar të futet në territorin e Kosovës, sipas tij për vizitën në Patriarkanën e Pejës.

Por Gjuriç nuk është mjaftuar me kaq por ka reaguar edhe ndaj Edita Tahirit e cila dje deklaroi mbrëmë se Kosova javën e ardhshme do të bëhet me kod telefonik ndërkombëtar

Ai ka thënë se Kosova do të merr vetëm për përdorim kodin telefonik në kuadër të zonës territorial të Serbisë, madje kjo nëse duan dhe vendosin vetë serbët. Gjuriq thotë se Edita Tahiri do të fitojë vetëm dhimbje koke për të shpjeguar edhe një premtim të rremë, e këtë kod ai e lidh direkt me kthimin e Telekomit të Serbisë në Kosovë informon koha.net