Kosovarët preferojnë Ulqinin pastaj bregdetin e Shqipërisë

0

Pushuesit nga Kosova preferojnë më së shumti bregdetin e Ulqinit e pastaj atë të Velipojës, Vlorës dhe Sarandës, njofton Radio Europa e Lirë.

Edhe pse agjensionet ofrojnë edhe pushime në Turqi, Greqi apo Bullgari, shumica nuk janë në gjëndje ti frekuentojnë këto vende për arsye financiare.

Ato që kanë një punë stabile, si gazetarja Kaltrina, preferojnë një javë në Turqi, maksimumin që mund të kursejnë prej rrogës që kanë.

Kurse studentët apo ata që nuk kanë një punë stabile, si Premtim Dulja dhe Drilon Galica, thonë se nuk kanë mundësi që të shkojnë për pushime.

Për ato që nuk kanë mundësi udhëtimi zgjidhje e mirë janë edhe bazenat e shumtë, numri i të cilëve po rritet dita ditës.