Kosova pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

0

Sapo është konfirmuar në lajmet qendrore të RTK-së se Kosova është pranuar edhe zyrtarisht në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar(KON).

Lajmi u konfirmua në lajmet qendrore të RTK-së në një lidhje të drejtëpërdrejtë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqin, i cili konfirmoi se Kosova është pranuar në KON me të drejta të plota.

Ky është lajmi më i madh për sportin kosovar që nga koha e pasluftës, sepse tani Kosova mund të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2015 si shtet në vete, dhe sportistët tanë më nuk do të kenë vështirësi t’i dëshmojnë cilësitë e tyre.