Kosova, nga fushat e shkreta në kualifikimet e Kupës së Botës

0

Kosova ne epiqender te Mediave të ndryshme ndërkombëtare. Pjesemarrja per here te pare e Kosoves ne eleminatotret e kupes se Botes Rusi 2018, ka ngjallur interesin e madh te mediave . Ekipi i Albert Bunjakut do të luajë ndaj Finlandës në daten 5 shtator, ne transferte.
Tabloidi britanik, Daily Mail, shkruan se si futbolli i Kosovës ishte ndarë nga ai i ish-Jugosllavisë para 25 viteve. “Vendi i vogël nga Ballkani po del nga fushat e shkreta sportive për të luajtur në kualifikimet e Kupës së Botës”, shkruan Daily Mail.
Daily Mail shkruan se si Kosova është një vend me rreth 2 milionë banor, ka shumë talentë. Tabloidi britanik përmend edhe lojtarët kosovar si Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Adnan Januzajn që luajnë për vende tjera si Zvicra e Belgjika, ku familjarët e tyre emigruan ne Europe Daily Mail shkruan se si Salihu dhe Bunjaki ishin duke luajtur për FC Prishtinën, në shtator të vitit 1991, kur lojtarët e tyre sfiduan shtetin.
Tabloidi britanik ka përmend se faktin se si ndeshjet e ekipeve kosovar janë ndërprerë nga policia serbe. Kurse, Federata e Ish Jugosllavisë nuk ka lëshuar dokumentet për kosovarët, që të lëvizin jashtë vendit.