Korridori Blu: Shqipëria dhe Mali i Zi firmosin me firmën kineze “Pacifik”

0

Firmoset në Kinë Memorandumi i Bashkëpunimit midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kompanisë Private Kineze Pacifik, për mundësinë e ndërtimit të Korridorit Blu.

Nga pala shqiptare ishte Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto që firmosi marrëveshjen, së bashku me homologun malazez Ivan Brajoviq dhe Presidentin e Pacifik,Yan Jiehe.

Marrëveshja u firmos në presence edhe të Kryeministrit Edi Rama.