Konkurs për OJQ-të

0

Komuna e Ulqinit  ka bërë shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për projekte të OJQ-ve.

Të drejtë pjesmarrjeje kanë organizatat që janë të regjistruara në Mal të Zi dhe me seli në Ulqin.Objekt i Konkursit është ndarja e mjeteve (fondeve) për projekte të organizatave joqeveritare të parapara me Buxhetin e Komunës së Ulqinit, realizimi i të cilëve do të bëhet tërësisht në territorin e Komunës së Ulqinit.

Informatat për të gjitha çështjet me rëndësi për pjesëmarrje në Konkurs mund të fitohen çdo ditë të punës prej orës 09,00 deri në orën 14,00 në telefonin celular: 069-585-583, personi për kontakt: Gjina Daboviq ose me e – mail: djina.djonovic@ul-gov.me.