Kongresi i PDS: Gjukanoviq përsëri kryetar

0

Në kongresin e sotëm të PDS (DPS), ashtu edhe sic pritej, kryetari aktual Millo Gjukanoviq u rizgjodh në postin e kryetarit të partisë.

Për nënkryetar u zgjodh Dushko Markoviq, si kandidat i vetëm, kurse Svetozar Maroviq do të jetë në krye të Këshillit Politik. As Maroviq nuk kishte kundërkandidat.

Gjukanoviq dhe Maroviq morën 100% të votave nga 442 delegatët e pranishëm, kurse Markoviq pati 1 votë kundër.