Konferencë mbi ndikimin e arsimit në zhvillimin ekonomik

0

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit u mbajt Konferenca e IX-të Shkencore Ndërkombëtare,,Roli i arsimit dhe shkencës në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit,,

Kjo Konference që e organizon Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim , Komuna e Ulqinit,Organizata Turistike dhe Universiteti i Shkodrës ,,Luigj Gurakuqi,, edhe këtë vit tërhoqi vëmëndjen e një numri të madh të studiuesve dhe ekspertëve nga vende te rajonit. 

Tashmë është bërë traditë që kumtesat e botuara të botohen në edicionin e vecante te revistës qe e boton Instituti per kërkime shkencore dhe zhvillim.