Konferenca: Pa Kripore ska Europë

0

Në konferencën për shpëtimin e Kripores së Ulqinit, të organizuar nga CZIP, Euronatur nga Gjermania dhe Komuna e Ulqinit, u dhanë mesazhe të qarta për qeverinë e Malit të Zi dhe obligimet e saja për shpëtimin dhe mbrojtjen e këtij sistemi të veçantë natyror, raporton “Vijesti”.

Me fjalë tjera, nëse gjendja në Kripore nuk përmirsohet dhe se qeveria malazeze nuk merr masat e nevojshme për revitalizimin e saj, integrimeve europiane mund tu thohet lamtumirë.

Në konferencë u arrit përfundimi se qeveria duhet të sigurojë mjetet e duhura për rivendosjen në punë të pompave (165.000 euro) deri në muajin qershor, gjuetia të ndalohet në gjithë territorin e Kripores, dhe ajo të shpallet zonë e mbrojtur.

Alberto Kamarata nga delegacioni i BE-së tha se zgjidhja e problemit të Kripores do të jetë një testim për Malin e Zi dhe seriozitetin e tij ndaj përmbushjes së kërkesave për integrim në Europë.

Ai shtoi se në periudhën në vijim do të përcjellin me kujdes situatën në Kripore, me qëllim shpëtimin e saj para se të jetë vonë.

Ky interesim në shkallë europiane për Kriporen u ngrit pas thirrjes së bërë nga ambasadoret Veronik Bruno (Francë), Grazine Sikorska (Poloni) dhe Gudrun Shtajnaker (Gjermani), për mbrojtjen e këtij ekosistemi unik.

Nga ana tjetër, qeveria e Malit të Zi e cila me politikën e saj tashme të njohur ndaj Ulqinit, e kishte sjellur këtë zonë buzë shkatrrimit, u vendos menjëherë në veprim sapi filluan kërcënimet për rrezikimin e integrimeve europiane.

Menjëherë u harruan Eurofondat, Baroviqët, prona private….dhe çdo gjë u vendos në funksion të “qëllimeve më të larta”. Më mirë vone se kurrë thonë.

Në konferencë qeverinë e përfaqsoi sekretarja e shtetit Daliborka Pejoviq, kurse Komunën e Ulqinit kryetari Fatmir Gjeka.