Komuna Ulqinit financon sportin e Podgoricës!

1

Sipas burimeve të Lajm.me, Komuna e Ulqinit është duke financuar klubin e futbollit FK Karioke nga Podgorica. Në periudhën e kaluar Komuna e Ulqinit i ka paguar shumën prej  2500 euro këtij klubit.

Fk Karioke është klub privat dhe fillimisht ka funksionuar si shkollë e futbollit për talentet e rinj të sportit nga Podgorica. Tani është i regjistruar si klub i futbollit dhe ka ndërtuar terrenin e vet për stervitje në Podgoricë. Ky klub është  në pronësi  të Zoran Mijoviq i cili njëkohesisht është  trajneri i  kombëtares malazeze të  futbollit për femra.

Në momentin kur sportistët e Ulqinit apelojnë që sporti i Ulqinit është në gjendje të „vdekjes klinike“ dhe me mungesën e mjeteve financiare është në gjendje të vështire të funksionimit dhe në pamundësi të krijimit të talenteve të reja nga Ulqini, Komuna financon klubet sportive nga Podgorica!

1 Koment

  1. Eshte e zhytun komuna ne borxhe e ju finansoni klube private nga Podgorica?! Cfare perfitimit ka komuna e Ulqinit edhe ne si qytetare te Ulqinit?!

Comments are closed.