Komuna: Statusi juridik i nënkryetarit të komunës është i lidhur me statusin e kryetarit

0

Kumtesë për media

Në tekstin e publikuar në disa media me datën 1.11.2018, janë dhënë vlerësime të pavërteta lidhur me aktgjykimin e Gjygjit administrativ, me të cilin është anuluar vendimi për shkarkimin e ish nënkryetares së Komunës së Ulqinit Zenepa Likoviq.

Pohojmë se me aktgjykimin nr 745/17, vendimi është anuluar për shkaqe teknike, ku theksohet që nuk kishte dokument që pas dorëheqjes së Fatmir Gjekës është zgjedhur kryetari i ri i komunës, duke pasur parasyshë nenin 67 të Ligjit mbi administratën lokale, në të cilin është paraparë që kur kryetarit të komunës i pushon mandati, funksionin e kryetarit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, e ushtron nënkryetari i komunës. Pasi që nuk është kontestuese që menjëherë me dorëheqjen e Fatmir Gjekës është zgjedhur kryetari i ri Nazif Cungu, mbetet që kjo gjë të konstatohet në aktvendimin e ardhshëm, dhe me këtë do të tejkalohet kjo parregullsi teknike, ndërsa përmbajtja do të mbetet e njëjtë, sepse bazë themelore e administratës lokale është që statusi juridik i nënkryetarit të komunës është i lidhur me statusin e kryetarit që e ka zgjedhur atë, dhe nuk mund të kërkohet nga kryetari i ri që të mbajë nënkryetarin të cilin e ka zgjedhur paraardhësi i tij.

KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË ULQINIT