Komuna: Shqyrtim publik për parkingje

2

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik në lidhje me plotësimin e vendimeve për parkingje publike.

Shqyrtimi publik do të zgjasë prej 09. 04. 2015 dhe përfundon më 24. 04. 2015.

Projektet do të publikohen në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit www.opstinaulcinj.com

Shikimi publik mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, çdo ditë pune në orarin prej orës 11:00 deri në 13:00.

Shqyrtimi qendror publik do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të marten, më 21 prill 2015, duke filluar nga ora 13:30.

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit i Komunës së Ulqinit ose në

e – mailin: avdula.dervishi@ul-gov.me deri me datën 24. 04. 2015.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilës gjë do të hartojë raportin veç e veç për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

2 KOMENTET

  1. sa interesant jeni o pushtetart te ulqini, problemi me i madh ne ulqin esht parkingu, keshtu qe komuna medoemos duhet te bej 2 deri 3 garazha per parkingje permbi 4 kate (njera te jet tek komuna e tjetra tek plloca ne plazh te vogel), qe populli ulqinak apo edhe turistet qe po i presim me mall gjat sezonit veror te ket ku ti parkirasin veturat e veta e jo vetem neper rruga, keshtu qe nese nuk beni gje pa keto garazha ateher popullin e ulqinit do ta merreni ne qaf sepse dihet mir se shumica e qytetareve ton i parkojn veturat e veta neper rruga.

  2. nese kan nermen komuna e ulqinit ta baj me pages parkingjet neper rruge ateher une pajtohem me vendasin qe e tha per ndertimin e garazhave per parkim me sprate si ne podgoric (ke delta-city) ashtu na duhen edhe ktu ne ulqin.

Comments are closed.