Komuna shpenzon 40.000 euro për media dhe portale!

7

Kohët e fundit është diskutuar mjaft fenomeni i shpenzimeve të Komunës së Ulqinit, ku në fokus të qytetarëve ka qenë edhe financimi i sportit. Pas publikimit të të dhënave për këtë cështje, shqetësimi i qytetarëve se ku shkojnë paratë e tyre është më se i kuptueshëm.

Këto publikime erdhën si rezultat i gazetarisë investigative të mediave, në rastin konkret të portalit tonë, dhe për qytetarët do të jetë një kuriozitet të mësojnë se Komuna për media ndan një shumë të madhe të hollash.

Por a shkojnë këto të holla për nevoja të informimit të qytetarëve mbi aktivitetet dhe veprimtaritë e Komunës? Apo përkundrazi, shpenzohen pikërisht me qëllim mosinformimin e saktë të opinionit?

Këtë le ta gjykojnë qytetarët.

Sipas informatave që vazhdimisht vijnë në adresën tonë, në vitin 2014 vetëm Kabineti i Kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka ka shpenzuar plot 40.000 euro për shërbime mediatike! Me buxhet të Komunës për këtë veprimtari ishin paraparë 8.000 euro.

Matematika tregon qartë se janë shpenzuar 5 herë (lexo 500%) më shumë se shifra e përcaktuar.

Kjo shifër e të hollave që derdhen në llogaritë e mediave dhe portaleve, mund edhe të jetë arsyeja e vërtetë e mungesës së gazetarisë investigative në qytetin tonë.

7 KOMENTET

  1. A keni ndonje fakt per keto shuma te hollash a ja futni palidhje. Nese keni fakte qitni, nese jo ateher mos qitni lajme te pa bazuara per ta keqinformuar popullin dhe per te krijuar inate. Un mund te them qe komuna ka paguar 25000 euro tvt nga borxhi i bere me pare ne kohen e nazif cungut, por sa eshte e verte? Ju lutem fakte qe te jeni me serioz dhe per te miren e popullit

  2. Deri sa nuk ka demant nga Komuna une kete lajm e marr per te sakte!

    Keshtu eshte fol edhe per Klubet sportive dhe doli e vertet!

    Ne tekst flitet per kabinetin e Kryetarit jo kuvendit. Kuvendi eshte ai qe paguan per transmetime te seancave te kuvendit.

    Duhet me qen edhe ma teper atteher!

  3. Si do qe te jete, ju lutem fakte… Nuk ja mbaj anen asnjerit, sepse secili ma i keq se tjetri, tan njelloj jan, por aman, ose ofroni ndonje lloj fakti, ose mos publikoni lajme pa kurrfar argumentit.

Comments are closed.