Komuna: Së shpejti hapja e kalimit në aksin Ulqin-Krythë

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë përsëri vizituan punimet në aksin rrugor Ulqin –Krythë. Punimet janë duke u zhvilluar me ritëm të përshpejtuar dhe se punëtorët janë të angazhuar në disa fronte me qëllim që një korsi të përgatitet sa më parë për kalimin e automjeteve. Është bërë asfaltimi nga objekti i ndërrmarrjes komunale në drejtim të Krythës, shtresë asfalti është vënë prej rrugës që të çon në fshatin Goranë në drejtim të Ulqinit dhe po punohet në betonimin e një muri mbrojtës dhe në urën e re të Klleznës. Strukturat udhëheqëse komunale morën premtime dhe janë optimist që rruga shpejtë mund të përgatitet dhe të vihet në funksion për kalimin e automjeve, respektivisht për mysafirët e shumtë që hyjnë nga pika kufitare Sukubinë –Muriqan.