Komuna: Prej sot ndalohet ndezja e zjarreve

0

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka, ka nënshkruar urdhërin e ndalimit të ndezjes së zjarreve dhe lënien e sendeve të ndezura në zonat ku ekziston rreziku për plasjen dhe shtrirjen e tyre.

Ky urdhër vlen për komplet territorin e komunës së Ulqinit prej datës së sotme (15.06.2015) dhe do të jetë në fuqi deri me 30.09.2015.

Në rast mosrespektimi janë të parashikuara dënimet prej 50 deri në 1500 euro për personat fizik, dhe 3150 deri në 3000 euro për ato juridik.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë këtë urdhër me qëllim evitimin e dëmeve serioze nga plasja e zjarreve.