Komuna paguan makinat 3 herë më shtrenjtë!

2

[quote font=”1″ font_size=”test” font_style=”italic”]”Nga fakturat qe kemi, kuptohet qarte qe njera prej makinave eshte paguar ne shume prej 1.700 Eur, e per te njejten makine Komuna e Ulqinit ka pagua 7.250 dhe për të tri makinat jan paguar 21.750 eur.“[/quote]

Tenderat e Komunës së Ulqinit gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e opinionit dhe të medias, sidomos ato për automjete. Kjo është më se e kuptueshme pasi për të gjitha këto paguajnë qytetarët e Ulqinit dhe çdo keqpërdorim në këtë drejtim do të thotë të fusësh dorën direkt në xhep të taksapaguesve.

Tenderi për makinën e re të kryetarit është një shembull se presioni mediatik ndonjëherë edhe funksionon, dhe se kjo makinë është më mirë të blehet në një periudhë më të favorshme financiare të Komunës.

Në rastin e sotëm përsëri bëhet fjalë për një tender të realizuar kohë më parë për blerjen e 3 makinave të përdorura për nevojat e Komunës.

Në redaksin tonë mbërritën dy dokumente që tregojnë çmimin e importit të njeres nga këto makina dhe fakturen e blerjes.

Fjala është për një makine Renault e tipit Megane 1.5dci prodhim i vitit 2006.

Nga fakturat qe kemi, kuptohet qarte qe njera prej makinave eshte paguar ne shume prej 1.700 Eur, e per te njejten makine Komuna e Ulqinit ka pagua 7.250 dhe për të tri makinat jan paguar 21.750 eur.

Me këtë shumë parash që u shpenzuan, dhe duke krahasuar cmimet e importit, Komuna mund të kishte blerë me shum se tri makina. Ose ndoshta edhe jan marrë ma tepër. Kush e din!

 

 

faktura shitjes faktura blerese

 

2 KOMENTET

  1. a kajn marre me ba kta pune, njerzt nuk kajn pare me ble tamabil 1000 eurosh e kta vjedhin 6000 euro. Marre shkajn

  2. Ça me than këtyne njerzve. Ankojn we skajn pare port shpenzojn pa lidhje (sepse nuk jan parent e tyne). Turp.

Comments are closed.