Komuna: Në shitje dy prona në Pinjesh

0

Komuna e Ulqinit së shpejti do të bëjë thirrje publike për shitjen e dy tokave në lagjen Pinjesh.

Bëhet fjalë për prona të karakterizuara si toka pemtarie të klasit parë me sipërfaqe 1469 dhe 1413 metër katrorë.

Të dyja këto toka sipas planit urbanistik janë të parapara për ndërtime. Mësohet se çmimi fillestar do të jetë 120 euro për metër katrorë dhe se palët e interesuara mund ta blejnë dokumentacionin e tenderit pas një pagese prej 100 eurosh, në xhiro llogarinë e komunës.