Komuna: Ndërtimi i Akva Parkut duhet të bëhet realitet

0

Përfaqësuesit e kompanisë turke Polin u takuan sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqin, kryetarin e Kuvendit Ilir Çapuni dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në takim edhe njëherë u fol për përshpejtimin e procedurave dhe fillimin e realizimit të ndërtimit të AkvaParkut.

Kryetari Nrekiq përsëriti qëndrimin që Komuna është shumë e interesuar për realizimin e këtij projekti dhe nënvizoi se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore që realizimi i projektit të fillojë në muajin shtator, respektivisht tetor.

U la që Sekretariati për urbanizëm në një afat prej disa ditësh të përgatisë variantet që do t’i ofrohen investitorit i cili do të përcaktohet për njërën nga ta. Ishte konstatim i përgjithshëm që duhet thjeshtësuar procedurat dhe tu dilet në ndihmë investitorëve. Ndërtimi i Akva Parkut do të begatonte ofertën turistike. Kjo gjë është dëshmuar edhe me ndërtimin e një projekti të ngjashëm në qytetin e Budvës.