Komuna: Mbahet takimi lidhur me fillimin e punimeve të ndërtimit të kanalizimeve

0

Në fillim të tetorit Banka Evropiane për investime do investojë 5 500 000,00 euro dhe do fillojë punimet  për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për lagjet: Bratica, Totosh, Kodra , Mali i Bardhë dhe Fushë të Ulqinit.

Mbledhja e grupit punues u mbajt në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit Mr. Fuad Haxhibeti, ku prezent ishin Shefi i Kabinetit Met Gjoni, Sekretari për planifikim hapsinor dhe zhvillim të qendrueshëm Mustaf Gorana, Sekretari për veprimtari komunale Avdullah Dervishi, Këshilltari për investime Agron Ibrahimi, përfaqësusit PROCON– Njësitë nacionale për implementimin e projektit nga fusha e veprimtarive komunale Stojan Vuletić, Lidija Škatarić, Dragana Matić, Nenad Čomić si dhe përfaqësuesit e N.P. Ujësjellësi dhe Kanalizim në Ulqin, Agron Mehmeti, Xhemal Dervishi, Naim Hoxha dhe Bajram Mehmeti.

Në mbledhje u lajmëruan organet komunale që Projekti kryesor është kryer dhe është reviduar , dhe për këtë arsye në fazën e ardhshme duhet të formohet grupi punues për implementimin e projektit, dhe të bëhet verifikimi i hipotezave hapësinore të planifikimit si dhe sigurimi i hipotezave pronësore juridike.

Grupi i ekspertëve duhet të punojë raportin e projektit dhe ta dorëzojë pranë Bankës Evropiane për Investime, Procon dhe Komunës së Ulqinit.  N.P. Ujësjellës dhe Kanalizime mori përsipër të bëjë planin e mjeteve për pagesën e Tvsh para realizimit të investimit. Gjithashtu u pru vendim që të  formohet komisioni për hartimin e dokumentacionit për tender si dhe të filloj implementimi i projektit.

Përfundimet e mbledhjes janë që të ndërtohet kolektori kryesor i cili do ta zgjidh problemin e kanalizimeve për lagjet Bratica , Totosh , Mali i Bardhë dhe Kodra të cilat janë ndotësit kryesorë të zonës ujëmbledhës të Portë Milenës.

Më realizimin e këtij investimi do të rregullohet problemi nëntokësor i kanalizimit për objekte afariste dhe private në Fushën e Ulqinit. Poashtu pjesë e realizimit të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i ujrave atmosferikë përgjatë rrugëve Mehmet Gjyli, Totoshi, Gjimnazi , Shtëpia e Ulqinit dhe Posta.