Komuna hap tenderin për rregullimin e zonës që çon për në Ranë.

0

Komuna e Ulqinit ka hapur tenderin për rregullimin e hapsirës së pjesës së njohur si “Plloça”, e cila çon për në Ranë. Në bashkëpunim me Agjencionin  për ndërtim dhe  zhvillim kjo hapsirë do të ketë një pamje krejtësisht tjetër.

Hapsira publike që  do të jetë në  shërbim të qytetarëve  parasheh rregullimin e  trotuarit  me beton të stampuar, ndriçim led, gjelberim , ulëse, koshat  e mbreturinave  dhe sanimi i  pjesëve  të dëmtuara për të gjithë hapsirën.