Komuna: Gjeka ka pranuar borxhe të dyshimta dhe dëmtuar buxhetin

0

Kumtesë

Njoftojmë opinionin se më datën  12.06.2017, me vendim të  Gjykatës së Apelit të Malit të Zi, nga  llogaria  rrjedhëse e Komunës së Ulqinit  janë hequr  mjete  në vlerën e përgjithshme  rreth 68.000 nga ana e SHPK Milki Way , për  mospagesën  e mjeteve për grumbullimin e  qumshtit  në vitet 2008,2009,2010 dhe llogaritjen e kamatës deri në ditën e sotme.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë mënyrë dëmtohet  buxheti  i Komunës së Ulqinit , por këtë herë  kësaj me  punën e tyre  joligjore  i kanë kontribuar  dhe  nënpunës  të Komunës. Fjala është  për ish Sekretarin  për buxhet  dhe financa Fatmir Gjeka  i cili gjatë viteve  2008-2010 pa autorizim  ka pranuar  fakturat për  grumbullimin e qumshtit  për ndërmarrjen në fjalë,   dhe pastaj në vitin 2010 ka nenshkuar formularin per vertetimin e borxhit, ku si borxh i ka pranuar edhe fakturat  që nuk kanë qenë të pranuara nga ana e  Sekretariatit.

Komuna e Ulqinit për të gjitha këto  do të njoftojë  organet përkatëse, kurse opinioni duhet të dijë  që për shkak të  rasteve të tilla  komuna  nuk  ka sukses që të dalë  nga kriza e rëndë  financiare, edhe përkundrejtë  përpjekjeve  të përditëshme  dhe  angazhimit për  zvogëlimin e borxheve  dhe rritjen e të ardhurave.