Komuna e Ulqinit sot do të dal me web faqen e re në adresën e njëjtë www.ul-gov.me. Sic mëson portali lajm.me, faqja do të jetë më atraktive, teknikisht më e avancuar dhe më e lehtë për përdorim.
Web faqja e re e Komunës është rezultat i analizës së faqes së vjetër të realizuar nga Qëndra për sistem të informacionit e Komunës së Ulqinit. Drejtoresha e kësaj qëndre, Teuta Mehmeti, thekson se iniciativa për këtë është marrë menjëhere pas përfundimit të suksesshëm të projektit USAID, por që ishte e veshtirë të realizohej pasi që Komuna nuk ka pasur sherbim IT. Menjëhere pas themelimit të këtij shërbimi, në fund të vititi kaluar, filloi puna për realizimin e këtij projekti.
Projekti është realizuar nga Qëndra për sistem të informacionit ndërsa programimi është financuar nga partneri i Komunës T-com, keshtu që Komuna nuk ka pasur barrë financiare.
Faqja aktuale ka ekzistuar që nga shtatori i vitit 2011 dhe ka mbi 1000 postime në të dy gjuhet. Në të, në baza të përditshme janë publikuar aktualitete dhe informacione nga Komuna e Ulqinit dhe gjatë dy viteve të kaluara portali ka qenë burim zyrtar i të gjithe mediave, si lokale ashtu dhe rajonale.
Duke i uruar fillim të mbarë të vitit, le të shpresojmë se kjo faqe do të jete perseri pikë referimi për mediat e tjera.