Komuna e Ulqinit: Sot pritet bllokimi i llogarisë

0

Komuna e Ulqinit pritet të përballet me një tjetër bllokadë të llogarisë, kësaj rradhe me vlerë prej rreth 500.000 euro, mëson portali lajm.me.

Kjo bllokadë do të jetë rezultat i kërkesës së firmës nga Serbia “Progres”, për dëmshpërblim në bazë të marrjes së pronës nga komuna e Ulqinit, për cka kemi shkruar edhe më parë.

Kjo kompani serbe, e cila tani ndodhet në falimentim, të drejtat e veta mbi këtë cështje ia ka shitur/kaluar avokatit nga Rozhaja Nusho Kalac, kundrejt një shume prej 70.000 eurosh.

Fakti që avokati ka shpenzuar një shumë të madhe parash për të marrë të drejtën mbi cështjen, tregon se ai ka pasur siguri në mbarëvajtjen e procesit në favor të tij. Ose në mes ndoshta ka dicka tjetër.

Sidoqoftë, komuna po përballet me një tjetër zbraztim të llogarisë edhe ashtu gati të zbrazët, cka do të cenojë seriozisht financat e saja në muajt në vijim. Shto këtu edhe shpenzimet e shumta pa kriter për të cilat kemi shkruar shpesh dhe arrijmë tek një situatë tejet e zymtë.