Komuna e Ulqinit shpall Konkursin për ndarjen e mjeteve financiare për OJQ-të

0

 

Në bazë të nenit 5. Vendimit mbi mënyren proceduren dhe kriteret e ndarjes së mjeteve shoqatave joqeveritare, e shpallur në („Fl. Zyr.MZ”, nr. 37/2014),

KOMUNA E ULQINIT
KOMISIONI PËR NDARJEN E MJETEVE ORGANIZATAVE JOQEVERITARE

shpall

KONKURS PUBLIK
PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PROJEKTET E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE PËR VITIN 2016

  1. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë organizatat joqeveritare, të cilat deri në ditën e shpalljes së Konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në Komunën e Ulqinit.
  2. Objekt i Konkursit është ndarja e mjeteve (fondeve) për projekte të organizatave joqeveritare të parapara me Buxhetin e Komunës së Ulqinit, realizimi i të cilëve do të bëhet tërësisht në territorin e Komunës së Ulqinit. Konkursi shërben si mbështetje për projektet e organizatave joqeveritare që kontribuojnë në realizimin e objektivave të përcaktuara në dokumentet strategjike, programet dhe planet e Komunës e me të cilët në veçanti:
    -sigurohet shumëllojshmëri, nivel më i lartë dhe cilësi e shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, kujdesit ndaj të rinjve dhe formave të tjera të përkujdesjes sociale;
    -kontribuohet në afirmimin e potencialeve kulturore, traditës dhe trashëgimisë kulturore të Komunës, rritjes së nivelit të kulturës urbane dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore;
    -kontribuohet në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit;
    -avancohet puna e organeve të administratës lokale, posaçërisht në realizimin e parimit të transparencës dhe përgjegjësisë në punë të organeve vendore;
    -kontribuohet në ruajtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm;
    -nxitet zhvillimi ekonomik i Komunës.
  3. Ndarjen e mjeteve e bënë Komisioni për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare në Komunën e Ulqinit.
  4. Organizata joqeveritare mund të konkurrojë për shumën e plotë ose për një pjesë të mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga projekti dhe është e obliguar që atë ta shënojë.
  5. Organizata joqeveritare aplikon me formën e përcaktuar të paraqitjes në Konkurs dhe formularin e projektit, i cili mund të merret në web-faqen e Komunës së Ulqinit (www.opstinaulcinj.com).
  6. Me aplikim bashkangjiten:
    -aktvendimi i regjistrimit
    -projekti me të cilin OJQ konkuron për ndarjen e mjeteve
    -deklarata e personit të autorizuar që organizata nuk ka marrë mjete nga ndonjë donator tjetër ose një pjesë të mjeteve për realizimin e projektit që kandidon
    -deklarata e personit përgjegjës të organizatës, nëse të njëjtin projekt e ka dorëzuar tek ndonjë donatori tjetër për shqyrtim, në periudhën e kaluar ose në kohën e dorëzimit në Konkursin e Komunës;
    -tri kopje të printuara të projektit dhe një formë elektronike (në CD)
  7. Organizata joqeveritare e cila për realizimin e projektit ka shfrytëzuar mjete buxhetore nga konkursi i vitit të kaluar (apo nga viti i fundit që ka përfituar mjete), është e obliguar që të dorëzojë edhe raportin final për realizimin e projektit, duke përfshirë raportin narrativ dhe financiar, të hartuar në pajtim me dispozitat ligjore. Në qoftë se OJQ-ja nuk e dorëzon këtë raport, nuk mund të marrë pjesë në ndarjen e mjeteve për këtë vit.
  8. Paraqitjet në Konkurs me projekt dhe me dokumentacionin përcjellës, dorëzohen në zarf të mbyllur direkt në Byronë e Qytetarëve, me shënimin “KONKURSI PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PROJEKTET E OJQ-ve 2016”.
  9. Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në web-faqen e Komunës së Ulqinit, deri më 27.10.2016. Komisioni është i obliguar që të nxjerrë Vendimin për ndarjen e mjeteve në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të Konkursit. Vendimi për ndarjen e mjeteve do të publikohet në web-faqen e Komunës së Ulqinit, përmes emituesit publik lokal dhe në forma tjera të përshtatshme.
  10. Aplikimet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të shqyrtohen.

KOMUNA E ULQINIT
Kryetarja e Komisionit
Hadixha Gjoni