Komuna e Ulqinit shpall konkurs për ndarjen e bursave studentore

0

Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore në Komunën e Ulqinit ka hapur konkurs për ndarjen e bursave studentore për vititn 2015/2016.

Komuna e Ulqinit do të ndajë bursa për studentët e rregullt më të mirë dhe të talentuar të viteve të dyta, të fakulteteve dhe akademive të arteve, pa marrë parasysh vendin e studimit nëse vendbanimi i tyre është në territorin e Komunës së Ulqinit dhe të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Rregullore. Afati për paraqitje është prej datës 28. dhjetor 2015 deri me datën 28. janar 2016. Informata më të hollësishme mund të gjeni në faqen zyrtare të Komunës www.ul-gov.me