Komuna e Ulqinit organizoi koktejin tradicional të fundvitit

0

Komuna e Ulqinit edhe këtë vit organizoi koktejin tradicional të fundvitit i cili u mbajt në hotelein Mediteran. Në të cili ishin të ftuar punonjës të Komunës, të  ndërmarrjeve publike, intelektualë të fushave të ndryshme, nxënës, pjestarë të institucioneve të publike, sportistë e mjaft të tjerë.

Të ftuarit në emër të Komunës i përshëndeti kryetari Nazif Cungu, i cili foli për arritjet e pushtetit aktual gjatë këtij viti. Pas fjalës hyrëse u shpërndanë mirënjohje për nxënësit më të mirë, individët më të dalluar nga shërbimet publike, si dhe klubet dhe sportistët më të mirë. Klubi më i suksesshëm u shpall ai i basketbollit “Ulqini”, kurse sportisti më i mirë , Rrezart Cungu.