Komuna e Ulqinit: Nënshkruhet kontrata për mbrojtjen e Liqenit të Shasit

0

Komuna e Ulqinit e përfaqësuar nga kryetari Fatmir Gjeka nënshkroi dje kontratën me OJQ Green Home të kryesuar nga Natasha Kovaceviq për mbrojtjen e Liqenit të Shasit.

Me kontratë parashihet hartimi i studimit që do ta përgatisë Agjensia për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Vlera e studimit është 10.316,00 Euro.

Palët do të jenë në kontakt të përhershëm me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira të ruajtjes së Liqenit të Shasit që  ngërdhen vlera të rëndësishme të ekosistemit ndërkombëtar.

Ju rikujtojmë që me planin hapësinor urbanistik kjo zone është e njohur si zonë e mbrojtur.

Edhe në takimin e sotëm, këshilltari për çështje ekologjike pranë   Komunës së Ulqinit Abedin Avdiu, foli detajisht për pasuritë e mëdha që  ngërdhen Liqeni i Shasit dhe vendet përrreth dhe rëndësinë që i duhet kushtuar asaj.

 

 

/ul-gov.me/