Komuna e Ulqinit hap konkurs për maskotë. Per fituesin ka edhe cmim

0

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte – Komuna e Ulqinit, në kuadër të projektit  “Zhvillimi i qendrueshëm i ekosistemit nëpërmes të mbrojtjes dhe kultivimit të faunës detare”, shpall konkurs për zgjidhjen ideore të maskotës, me theks në temën e projektit të lartëpërmendur.

Maskota duhet të simbolizojë projektin në fjalë, gjegjësisht zhvillimin e qendrueshëm të ekosistemit nëpërmes mbrojtjes dhe kultivimit të faunës detare, dhe promovimin dhe rritjen e ndërgjegjjes në drejtim të ruajtjes të ekosistemit detar, mbrojtjen dhe kultivimin e faunës detare, si dhe gjallesave detare në përgjithësi.

Gjithashtu një element i rëndësishëm i ketij projekti është ndalimi i peshkimit ilegal.

Konkurruesi i cili e përpilon zgjidhjen ideore më interesante dhe më kreative në temën e lartëpërmendur, do shpërblehet me një shumë me vlerë prej 300 €

Propozimet konvertuara nga formati .CDR në formatin JPEG mund ti dërgoni në e-mail:

qemal.hidrio@ul-gov.me , ku në fushën “subject” duhet ta shkruani tekstin: PËR KONKURS:

Maskota/ MNE-14/ 0020

 

Per hollesi ndiqeni linkun: http://www.ul-gov.me/Komuna-e-Ulqinit/2324/Konkurs-pr-zgjidhje-ideore-pr-Maskot.shtml