Komuna e Ulqinit e mbyllur!

0

Komuna e Ulqinit është akoma në festë dhe do të jetë deri me 12 janar.Kjo sipas një vendimi të kryetarit Gjeka, ku njoftohen të punësuarit se do të pushohet deri me datën 12.

Portali yne mëson se ditën e hënë, përvec Zyrës së qytetarëve dhe shërbimeve kujdestare, nuk është punuar dhe se nuk do të punohet as të premten.

Disa nga komunat e tjera, si ajo e Budvës dhe Kotorrit, në vendimet e tyre poashtu kanë caktuar datat e pushimit 1, 2, 7 dhe 8 janarin. Nuk kemi informata deri më tani nëse edhe ato nuk kanë punuar të hënën dhe se si do të veprojnë të premten.

Sipas ligjit, në ditët e festave fetare kanë të drejtë pushimi ato të punësuar që i takojnë fesë përkatëse.

Sidoqoftë, prirja e institucioneve tona për zgjatjen e pushimeve në maksimum është një traditë tashmë e njohur.