Komuna e Ulqinit dërgon vërejtje për katalogun e objekteve në Bunë

0

Komuna e Ulqinit deklarohet për katalogun e objekteve të përkoheshme në brigjet e Lumit Buna, hartuar nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit
Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, me datën 15.9.2016. ka dërguar vërejtjet e Komunës së Ulqinit Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm, në lidhje me propozimin e katalogut të objekteve të përkohshme në brigjet e Lumit Buna.

Qëndrimi i Komunës së Ulqinit, është që ky katalog është i paqëndrueshëm dhe se ai duhet ndryshuar. Katalogu si i tillë është në kundërshtim me dokumentet strategjike të vendit siç janë Strategjia e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020, Master Plani i inovuar i zhvillimit të turzmit në Mal të Zi nga viti 2008 dhe Plani strategjik zhvillimor i Komunës së Ulqinit i miratuar në Kuvendin lokal. Këto dokumente nuk janë marrë në konsideratë, dhe posaçarisht habit fakti që katalogu është në kundërshtim dhe me pejsazhin natyrorë të Lumit Buna dhe Ujdhesës Ada .

Koncepti i katalogut ndryshon vlerat e Bunës, zvogëlon pejsazhin potencial dhe hapsirën autentike. Për këtë arësye me katalog nuk duhet paraparë objekte të tjerë të përkoheshëm dhe Ministria e turizmit dhe NP,,Te mirat detare,, nuk duhet të vazhdojë me dhënijen e lejeve të reja për vendosjen e tyre.