Komuna e Ulqinit: 8274 euro meditje për shoferin e kryetarit

4

Në llogarinë përfundimtare për vitin 2014, mund të vërehen disa fenomene që vështirë se gjenden diku tjetër.

Njëra nga këto janë edhe shpenzimet e disa të punësuarve në Komunë në formën e meditjeve (shpenzimet e udhëtimeve).

Sipas kësaj llogarie, e cila tashmë ndodhet para këshilltarëve, shoferit të kryetarit të komunës i janë paguar 8274,95 euro si meditje për vitin 2014. Ose pjestuar në muaj 689,50 euro, cka i bie mbi 20 euro cdo ditë, llogaritur këtu edhe fundjavat dhe ditët e pushimit.

Që sadopak ta bëjmë më të qartë situatën, të tre nënkryetarët e komunës së bashku, gjatë të njëjtit vit, kanë pasur meditje vetëm 4072,50 euro.

Matematika tregon qartë, Komunës një shofer i ka kushtuar dyfishin e të tre nënkryetarëve të marrë së bashku, ose 6 herë më tepër se një nënkryetar.

Kaq mjafton të shihet se kush është destruktiv në pushtetin lokal.

4 KOMENTET

  1. Eshte normale me pas meditjet e larta. Cdoku ne bote bashkpunetoret me te mire te kryetareve jan te paguar mire. Ju Mundeni me shkru vetem se ja keni inat!

  2. Manaxhimi i buxheti ( parat e qytetareve) eshte ceshtje shume delikate qe kerkon koreksi . Keshtu edhe ishte pothuajse deri me ardhjen e UDSH ne pushtet, pastaj edhe UDSH-DPS. Perpos te metave te tjera te shumta programore kishim edhe shpenzime te pakontrolluara bile edhe nga persona ngat pushtetareve (UDSH – DPS). Edhe pse nuk jame fare simpatizuese i Forces per shume arsy, keqperdorimi i buxhetit e zvogelua dukshem gjate udheheqjes se tyre. Ata jane ma te interesuar ne privilegje te tjera me afatgjate, me te sofistikuara andaj edhe poliyikisht legjitime. PD, gjegjsisht F. Gjeka eshte e ka ‘pjek zanatin e politikes’ ne UDSH, edhe atakohe si sektretar i buxhetit permes ‘kompenzimeve’ edhe tani si kryetare e KEQPERDOR buxhetin e komunes ne sherbime te tij personale, partiake- pra kurgja e re. Shoferi Draga nuk ka vozit vetem kryetarin por edhe miqt e shoket e kryetarit te shumte. Kjo eshte e papranushme ne cdo shoqeri te civilizuar dhe demokratike e aq me shume per nje Ulqin me aq shume borxhe, me te ardhurat nder me te ulta ne Malin e Zi dhe me aq shume paga te papaguara edhe papunesi te skajshem. Kjo sjellje eshte e paarsyetushme dhe e pafalshme.

  3. Po cka i hyjn npun popullit marrinat e juaja kur qyteti esht vec nshkatrrim.nven me ndertu hotele ju rranoni .o tmjert sto qe nuk kam San men e votojn per me shkatrru ulqinin.hajt tesh SE skam koh mi marr me ju.shnet

Comments are closed.