Komuna e Ulqinit: 400 mijë euro nga shitja e pronës në Pinjesh

0

Pas thirjes publike për shitjen e pronës publike në Pinjesh në të cilën u paraqitën dy oferta sot në mënyrë publike u bë hapja e të dyja  kovertave , ku  njëra ishte e dorëzuar nga D.O.O.Dollaku dhe tjetra nga Bilal Salaj. Oferta e parë ishte dorëzuar për parcelen më nr. 6502/6  me sipërfaqe prej 1432 m2   dhe mbante çmimim pre 121 euro për m2 dhe oferta e dytë ishte dorëzuar për parcelen më nr.6502/5 më sipërfaqe prej 1496 m2 me çmim prej 120 euro për m2.

Pasi në tender u paraqitën  dy oferta të ndara për secilën parcelë nga dy subjekte të ndryshme , pas kryerjes së procedurave administrative  ofertuesit  në ditët në vazhdim do shpallën fitues dhe do të nënshkrujnë kontratën për shitëblerje.

Edhe pse në opinion flitej për një interesim më të madh për blerjen e këtyre dy parcelave , kriza ekonomike dhe mungesa e investimeve në infrastukturë dhe turizëm vazhdon të tremb investitorë të shumtë. Komuna  e Ulqinit nga këto kontrata shitblerje do fitojë një shumë rreth 400 mijë euro ku gjysma do ti shkojë qeverisë së Malit të Zi për pagesen e sigurimeve shoqërore të puntorëve të Komunës së Ulqinit.