Komuna do të sigurojë kompletet e librave për nxënësit e klasave të para

0

Komuna e Ulqinit këtë vit do të financojë kompletet e librave për nxënësit e klasave të para
Përgaditjet e duhura kanë kohë që kanë filluar dhe të hënën do të mbahet takimi me katër Drejtorat e shkollave të qytetit ku do të caktohen dhe obligimet për sejcilin subjekt . Sipas asaj që shkollat kanë ofruar , komuna do të sigurojë 246 komplete për nxënësit e klasës së parë me mësim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën zyrtare.

Ndarja e kompleteve do të bëhet ditën e parë të shkollës.

Ky aksion është një ndihmë modeste nga ana e Komunës , për të gjithë prindërit që këtë vit përcjellin femijët e tyre për të parën herë në bankat e shkollës.