Komuna: Dhurata për fëmijët e të punësuarve dhe ato me nevoja speciale

0

Me rastin e Vitit të Ri, Komuna e Ulqinit ka shpërndare ditën e djeshme dhurata për më të vegjlit e të punësuarve në administratën lokale dhe ndërmarrjet që financohen nga komuna si dhe për fëmijet me aftësi të kufizuara.

Poashtu grupi teatral i udhëhequr nga Munib Abazi dha pjesë të dramës “Servantesi dhe Dulcineja” për fëmijët e Qendrës ditore “Sirena” dhe në hapsirat e OJQ-së “E drejta për jetë” në Katerkollë.Ne shfaqjet e dhëna ishin të pranishëm edhe fëmijë nga foshnjoret e qytetit.