Komisioni për ankesa i cilëson të paligjshme shkarkimet e ish kryetarit Gjeka

0

Komisioni për ankesa në Komunën e Ulqinit i ka cilësuar si të paligjshme shkarkimet e ish sekretarëve të Komunës së Ulqinit  nga kryetari i atëhershëm Fatmir Gjeka, meson portali lajm.me.

Ky vendim erdhi si pasojë e ankesës së tyre pranë këtij komisioni për të përcaktuar ligjshmërinë e këtyre shkarkimeve.

Ish kryetari Gjeka para disa kohëve shkarkoi tre sekretarë të Komunës në vazhdën e konflikteve të njëpasnjëshme në mes antarëve të pushtetit të mëparëshëm , të përbërë nga koalicioni i tij dhe Forca e Re Demokratike.