Komedia e radhës: Pozita e shqiptarëve më e mirë se kurrë

0

Deputeti i PDS-së në Kuvendin e Malit të Zi Nikollë Gegaj, e ka cilësuar jo ideale poziten e shqiptarëve në Mal të Zi, por megjithatë sipas tij , ajo është më e mirë se kurrë, ka thene ai për portalin CdM.

Ai e quajti shqetësues faktin që në administraten publike janë të punësuar vetëm 1.3% shqiptarë, dhe se duhen ndërmarrë hapa për ndryshimin e kesëj situate, por se pozita e tyre është shumë më e mirë se më parë.

Nuk dihet se për cilën periudhë mendon Gegaj kur thote “më parë”, periudhën komuniste, atë të luftrave në Kroaci dhe Bosnje, apo periudhën pas pavarsisë. Nëse merret periudha nga viti 2006 e këndej, si datë të cilen në PDS e konsiderojnë si “para dhe pas erës së re”, atëhere nuk ka as edhe ndryshimin më të vogël.

Statistikat e vitit 2010, te publikuara nga Ministria për pakica dhe të drejtat e njeriut, tregojnë se situata është komplet e njëjtë. Të paktën për shqiptarët . Për të tjerët edhe ka përmirsime. Të mëdhaja bile.

Sipas kësaj statistike numri i serbëve në administratën publike në vitin 2010 ishte 7.3% ( nga 28.73% të popullatës) kurse në vitin 2014 poashtu 7.3%, boshnjakët kishin 1.42% (8.65% të popullatës) kurse 4 vjet më vonë 4.9%!!! Muslimanët në vitin 2010 kishin 1.46% të popullsisë të punësuar në administratën shtetërore (nga 3.31% të popullatës) kurse tani 2.1%. Kroatët kane 0.40% te popullsisë së tyre të punësuar në administratë nga 0.97% që deklarohen të tillë.

Tabela poshtë tregon më saktë se kush dhe sa e ka pozitën më të mire.

 

 Serbët  28.73% Malazezët   44.98% Boshnjakët 8.65% Muslimanët 3.31% Shqiptarët  4.91% Kroatët  0.97%
      Të punësuar  në vitin    2010     7.35%       81%     1.42%    1.46%    1.3%   0.58%
     Të punësuar në vitin    2014     7.30%       82%      4.9%    2.1%    1.3%   0.40%

 

Nga kjo shihet qartë se lufta për përmirsimin e perfaqsimit të pakicave në organet shtetërore ka dhënë rezultat vetëm tek boshnjakët dhe muslimanët, e të mos flasim për malazezët, që nuk dihet nëse konsiderohen shumicë apo pakicë.

Sikur gjithe popullsia e Malit te Zit e ishte e punesuar ne organet shteterore , del se 4/5 e malazezve dhe më shumë se 50% e boshnjakëve, kroatëve dhe muslimanëve do të ishin të punësuar aty. Kurse shqiptarët dhe serbët  nuk do të përfaqsoheshin as me 30% të popullsisë së tyre.

Më tej Gegaj flet për Tuzin dhe modelin e një statusi të ri që nuk është as komunë e as pa komunë.

Në fakt askush as nuk e di cfarë modeli është. Rëndësi ka që të mos jetë komunë. Por do të ketë buxhetin,territorin…e disa ingerenca të tjera. Por komunë jo.

Nëse Gegaj flet për përmirsime, me siguri mendon për komunën e Petnjicës dhe Gucisë, të cilat si metropole me popullsi milionshe dhe infrastrukturë më të mirë se Parisi, sigurisht që e meritojnë këtë status para Tuzit!

Por nuk kanë rëndësi statistikat, as statusi, as të drejtat e as punësimi. Rëndësi ka që ne kemi shqiptarë në poste të shtetit që të na tregojnë se sa mire jemi, por që fatkeqsisht ne si të ngathët, e kuptojmë me vonesë. Se kemi mundur të jemi edhe më keq. Bile të mos jemi fare.

Cka nuk do të jetë e largët kur shikon sa njerëz po ikin dita ditës.