Kombëtarja merr një barazim të vlefshëm në Danimarkë

0

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë sonte një rezultat pozitiv në ndeshjen me skuadrën Daneze, pasi doli e pamposhtur nga Kopenhageni.
Pas një pjese të parë ku asnjë skuadër nuk arriti të vendos ritmin e vet, në pjesë e dytë ishin danezët që kontrollonin lojën duke pasut edhe tre raste të mira për shënim.
Por falë portierit Berisha dhe pasaktësisë së Bendtner dhe Jorgensen, rrjeta mbeti e paprekur.
Në minutën e dytë shtesë Roshi kishte mundësi të shokonte danezët, por Schmeichel doli fitues.
Pas këtij barazimi, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 11 pikë dhe një lojë më pak se Danimarka.
Të hënën në Elbasan kombëtarja jonë do të ndeshet me Portugalinë.