Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, konfirmoi për portalin lajm.me se mbledhja e rradhës e Kuvendit Komunal do të mbahet të hënën me fillim në ora 11.00.
Në rend të ditës do të jenë pika me rëndësi të përgjithshme, si problemet në aksin rrugor Plazhi i Madh-Shtoj-Adë, miratimi i vendimit për emërtimin e rrugëve dhe dhënia e pëlqimit për komisionin zgjedhor komunal.
Sa i përket llogarisë përfundimtare dhe kredisë së re, për to dë të diskutohet në mbledhjen e paraparë për fund të këtij muaji, tha Haxhibeti.