Kolegjiumi i Kuvendit Komunal: Mbledhja pret llogarinë përfundimtare të buxhetit

0

Sot është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të Kuvendit Komunal, ku është diskutuar edhe për mbajtjen e seancës së radhës.

Siç mëson Lajm.me, krytari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve kanë arritur marrëveshjen që seanca e Kuvendit të mbahet pas arritjes së llogarisë përfundimtare të buxhetit, si dhe marrjes së mendimit nga Bashkësitë Lokale në lidhje me propozimin e emërtimit të rrugëve.

Duke u nisur nga gjendja jo e mirë e financave të komunës, si dhe mjaft zëra që qarkullojnë për shpenzime dhe financime tejet kontroverse, pritet që seanca e rradhës e Kuvendit të jetë tepër e nxehtë.